Princ Leka dhe Elia Zaharia bëhen prindër! Emri i veçantë me të cilën pagëzuan vajzën
E Enjte 22 Tetor 2020, 13:24
TiranaPost
Lind një princeshë në Shqipëri. Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, janë bërë prindër për herë të parë të një vajze ditën e sotme. Çifti mbretëror sipas burimeve për “Who”, që nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare për pjesëtaren më të re të familjes, vendosi që foshnja të vinte në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Vogëlushja mësohet se është pagëzuar me emrin e stërgjyshes Geraldina, duke trashëguar kështu emrin e Mbretëreshës.
Si nëna dhe e sapolindura gëzojnë shëndet të plotë. Deri më tani Elia Zaharia ka vendosur që të mos bëjë asnjë reagim për lajmet e shtatzënisë së saj apo për fotot e publikuara.
Kujtojmë se çifti kurorëzoi dashurinë me një ceremoni martese në tetor të 2016-s.