Showbiz

Princi William ndan një foto të rrallë të Princeshës Diana për Ditën e Nënës

Princi William ndan një foto të rrallë të Princeshës

Princi William ka ndarë një homazh prekës për nënën e tij, princeshën Diana.

Princi i Uellsit publikoi në rrjetin social X një fotografi të vjetër nga arkivi privat i familjes, ku ai shfaqet vetëm dy vjeç, pranë nënës së tij në një fushë me lule të çelura, përfshirë edhe lulëkuqe. Fotoja është realizuar në vitin 1984 në rezidencën familjare në Highgrove House dhe besohet se nuk është publikuar më parë.

Krahas fotos, William shkroi: “Duke kujtuar nënën time, sot dhe çdo ditë. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që sot kujtojnë dikë që e duan. Gëzuar Ditën e Nënës.”

Princi William ndan një foto të rrallë të Princeshës