Showbiz

Prezantohet për herë të parë Princesha e vogël Geraldinë! Ndërsa mami Elia i bën një dedikim

Prezantohet për herë të parë Princesha e vogël

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, u bënë prindër për herë të parë më 22 tetor, kur erdhi në jetë Princesha e vogël Geraldinë, që trashëgon emrin e stërgjyshes. Sot për herë të parë Princesha i prezantohet publikut me disa foto të çiftit dhe vogëlushes në krahët e mami Elias.

Prezantohet për herë të parë Princesha e vogël

Po ashtu për herë të parë Elia ka ndarë edhe një kujtim nga shtatzënia, kohë të cilën e shijoi në privatësi të plotë.

Prezantohet për herë të parë Princesha e vogël

Postimi i plotë:

Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qenit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!

Prezantohet për herë të parë Princesha e vogël

Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!

Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!