Showbiz

Video/ Fjalimi emocionues i Christina Applegate në Emmy: S`keni pse duartrokisni në gjithçka që them

Video/ Fjalimi emocionues i Christina Applegate në Emmy: S`keni pse

Christina Applegate u shfaq me shkop në çmimet Emmy për t'i dorëzuar çmimin aktores më të mirë në rol dytësor, në një serial komedi yllit të 'The Bear' Ayo Edebiri.

Sapo Christina hyri në sallë, të gjithë u ngritën në këmbë. Në çdo fjalë që ajo thoshte, duartrokisnin.


“Më vutë në siklet që u ngritët në këmbë. Dhe nuk keni përse të duatrokisni sa herë them diçka, apo jo?”, tha me të qeshur, por edhe e përlotur Christina.

Prej 2021-shit ajo është diagnostikuar me Sklerozë të Shumëfishtë. Një sëmundje degjenerative që i ka vështirësuar edhe ecjen.

Ashtu, në luftë me sëmundjen nga e cila nuk ka shërim, Christina xhiroi sezonin e tretë dhe të fundit të “Dead to me” dhe ka premtuar se do të vijojë të punojë, edhe pse në prapaskenë.