Showbiz

Videoja ku JLo i jep para një të pastrehu bëhet virale

Videoja ku JLo i jep para një të pastrehu bëhet virale

Pamje virale tregojnë Jennifer Lopez duke i dhënë para një burri të pastrehë, teksa ndodhej në sediljen e pasagjerit të makinës së saj. Ngjarja është filmuar nga kalimtarët dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Videoja ka ngjallur reagime të ndryshme online: një pjesë e ndjekësve kanë vlerësuar gjestin e këngëtares si human dhe solidar, ndërsa të tjerë kanë vënë në dukje çantën luksoze që ajo mbante, e cila raportohet se ka një vlerë rreth 80 mijë dollarë.

View this post on Instagram

A post shared by Page Six (@pagesix)