#Shqipëriajonë

Historia e blogerit që ka shëtitur gjithë botën dhe në kohë pandemie ndalet në Shqipëri: Jo vetëm se kishte kufijtë hapur

Historia e blogerit që ka shëtitur gjithë botën dhe në

Nëse klikon në Instagramin e David Hoffman sheh foto nga shumë vende të botës. Pandemia mbylli kufijtë për të shumtë, dhe ai zgjodhi të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, nisur edhe nga fakti se Shqipëria i mbajti hapur kufijtë për amerikanët. Ndalur në Tiranë, David ka treguar se si është ndjerë kur vendosi të udhëtojë dhe planin e kishte më parë.

Dje kam udhëtuar për herë të parë pas pesë muajsh nga vendlindja ime Miami në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana. Shqipëria është pjesë e Ballkanit, të cilat janë vendet që përbëjnë Evropën Juglindore. Shqipëria ka qenë në listën time që doja të vizitoja dhe tanimë është një nga vendet e pakta të hapura për qytetarët amerikanë, pa kufizime. Isha shumë nervoz kur planifikova udhëtimin, pasi kufijtë për amerikanët kudo ishin mbyllur. Por më në fund mora frymë thellë dhe e gjeta veten në Tiranë. Gjatë 14 ditëve të ardhshme do të eksploroj çdo pëllëmbë të Shqipërisë.

Pas postimit të parë, David ka publikuar foto nga qytete të ndryshme shqiptare, dreka tek Cereni i Ismet Shehut, Kalaja e Krujës, foto me gatime, veshje me flamurin shqiptar, foto në Shkodër e kudo ku ka shkelur deri tani. Turi i tij nuk ka përfunduar ende. Shihni më poshtë postimet.