#Shqipëriajonë

Libohova dhe dy arsye pse të shkosh atje!

Libohova dhe dy arsye pse të shkosh atje!

Nëse shkon në Gjirokastër, një vend që nuk duhet të lësh pa vizituar është Libohova, që ndodhet vetëm 15 minuta larg qytetit të gurtë. Dhe nëse pyesni veten se çfarë mund të bëni atje, ju tregojmë axhendën. Duhet të shikoni dy simbolet e qytezës, rrapin e madh, monument natyre, dhe Kalanë e Shanishasë, motra e Ali Pashait, por dy arsyet e vërteta për të cilat duhet të shkosh është të shijosh lakrorin dhe qifqitë më të mira në të gjithë qarkun tek Sedati.

Postimi i ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro:

Rrenjet

Me vetedije e dashuri nuk kam rreshtur se foluri per ate zone ku jo vetem punoj, qe jo vetem ia dua me zemer njerezit por edhe ku kam rrenjet e mia.

Mos bej sikur s’kupton qe e kam fjalen per Qarkun e Gjirokastres dhe 7 bashkite e tij.

Eshte gjithe te fshehta e thesare te vogla e te medha ai vend.

Gjirokastra, Gjirokastra..., po a e di ti se vetem 15 minuta prej qyteti te gurte ndodhet #Libohova - rrenjet e mia aty ku lindi im atë, jane jo vetem te thella, por edhe te prekshme sot e kesaj dite, njesoj si rrapi i madh - monument natyre - qe hijezon sheshin dhe qe bashke me Kalane e Shanishase - motra e Ali Pashait- jane simbolet e qytezes se vogel ne rreze te malit Bureto mbushur me aroma çaji, rigoni, sherebele e kamomili..

Une jam shume krenare qe edhe kam punuar per programin e Rilindjes Urbane te Libohoves duke i ruajtur identitetin por edhe duke krijuar nje hapesire sociale te denje per nurin e libohoviteve ne shetitoren e mbremjes.

Tani, ç’i duam fjalet...! Eja ne Libohove fundjaven tjeter dhe shijo lakrorin dhe qifqite me te mira ne te gjithe qarkun #TeSedati aq sa s’ka gjirokastrit te me kundershtoje

Te ftoj permes fotove te nje libohoviti me nam, i vetmi qe di te fluturoje: @alketislamiofficial