27 vjeçarja shqiptare vritet me armë në sy të fëmijëve në SHBA
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në SHBA me një grua shqiptare. 27 vjeçarja Joana Peca, është gjetur e pajetë në makinë. Sipas mediave amerikane ajo është qëlluar me armë ndërsa pranë saj policia ka gjetur dy fëmijë të vegjël të cilët besohet të jenë dy fëmijët e 27 vjeçares me origjinë nga Gjirokastra.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë pranë Woodlaën Memorial Gardens në St Petersburg, qytet i Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fatmirësisht dy fëmijët janë gjallë dhe të padëmtuar, por të tronditur nga ngjarja.
Ende nuk dihen detaje nga ngjarja, ndërsa policia amerikane po heton mbi disa të dyshuar. Kanë qenë disa persona që kanë telefonuar policinë për të shtënat. Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse kanë të dhëna mbi ketë ngjarje.
Sipas mediave, e reja shqiptare kishte emigruar prej vitesh në SHBA. Ndërsa sipas raportimeve nga mediat shqiptare, 27-vjeçares i vranë babain në Shqipëri në vitin 1996, mes dyshimese se ishte përfshirë në trafik të drogës.
*Tiranapost.al.