Aksident tragjik në Itali: Nëna shqiptare e tre fëmijëve humb jetën
Tuesday 30 June 2020, 20:32
TiranaPost

Një aksident tragjik me tre makina të përfshira ka shkaktuar vdekjen e në nëne shqiptare. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:30 pranë unazës së Vignolas në Itali. Mediat italiane shkruajnë se nga aksidenti humbi jetën Violeta Caka, 47 vjeçe e cila jetonte në Napoli.

47 vjeçarja po përpiqej të ndalonte makinën ( tip FIAT) pranë një pike karburanti, por një tjetër makinë e përplasi duke e nxjerrë në korsinë tjetër të rrugës, ku u godit nga një makinë tjetër në ecje.

Ajo u dërgua në spital por nuk arriti dot ti mbijetonte plagëve. Tre makinat janë seksuestruar nga policia, që po merret me hetimin e plotë dhe personat e përfshirë në aksident.
Lajmi i plotë nga media italiane në linkun këtu.