Dhe Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në botë
Restoranti i Rene Rexhepi, 43 vjeç me origjinë shqiptare nga Tetova ka marrë çmimin si më i miri në botë, dhe entuziazmi i pronarit me gjithë stafin duket në këtë video të postuar në Twitter.
What an incredible moment for us all in Copenhagen.
— restaurant noma (@nomacph) October 5, 2021
We are so happy and proud of our team being voted the no. 1 restaurant in the world. #Worlds50Best pic.twitter.com/v0mH09WdaW
Restoranti quhet Noma, ndodhet në Copenhagen të Danimarkës dhe pavarësisht se sërish Copenhagen konfirmon reputacionin global të kuzhinës inovative, Oscar-i i Gastronomisë vjen falë kuzhinierit me origjinë shqiptare. ‘Noma e re’ nga kuzhinieri Rene Rexhepi njihet botërisht për teknikat e ushqimit dhe fermentimit.
‘Asnjë udhëtim në Noma nuk është kurrë i njëjtë " u tha në eventin që u mbajt në Belgjikë e ku u shpallën çmimet. Restoranti njihet për specialitetin e përgatitjes të disa pjatave, kryesisht të pjatës speciale Shawarma.
Shawarma është një pjatë speciale arabe Levantine e përbërë nga mishi i prerë në feta të holla, i mbledhur në një formë konike, dhe i pjekur me rrokullisje të ngadalta.
William Dreë, drejtori përgjegjës përaktivitetin e shpalljes së ‘50 Restorantet më të Mirë në Botë’, tha se Noma mund të ketë qenë restoranti më me ndikim në gjeneratën e tij, duke vendosur standarde të reja në drejtim të kërkimit dhe burimit të përbërësve, zhvillimit dhe prezantimit të pjatave.
Stafi i Noma-s, menuja aktuale e të cilëve quhet “game & forest season” e që kushton 320 paund, shprehën entuziazmin duke u përqafuar me njëri tjetrin e duke brohoritur.
Si u zgjodh në vendin e parë?
Lista vjetore është votuar nga më shumë se 1.000 gastronomë, përfshirë shkrimtarë dhe kritikë të ushqimit, kuzhinierë, restauratorë dhe ekspertë të kuzhinës ndërkombëtare, të cilët këtë vit i dhanë vendin e dytë një restoranti tjetër Michelin me tre yje të Kopenhagenit, Geranium.
Noma ka mbajtur flamurin e Kuzhinës ‘New Nordic’ prej vitit 2004 ku Rexhepi dhe bashkëpronari i restorantit, Claus Meyer, iu bashkuan 10 kuzhinierëve të tjerë nordikë në nismën e krijimit të "kuzhinës autentike" të rajonit.
Qëllimi ishte pastërtia, thjeshtësia dhe freskia, si dhe mbizotërimi i pjatave sipas sezonit. Shumë restorante të tjera u inkurajuan për të zhvilluar më shumë receta tradicionale nordike. Peshku dhe Mishi i ringjallur ose siç e njohim në termat e gatimit Marinimi, janë elementët kryesorë të një vakti të bollshëm nordik.
Tonight is the opening night of the game and forest season! We are super excited to be welcoming guests.
— restaurant noma (@nomacph) October 13, 2020
Due to continued travel restrictions, we do have some tables available over the next few weeks. You can reserve your table via our website: https://t.co/x1gGC6ONhI pic.twitter.com/F1laG7cMAS
Restoranti Noma mori një yll të tretë nga Michelin këtë vit, me lëvdata për lidhjen e fortë me natyrën dhe qasjen holistike, e cila sheh përbërës të pazakontë sezonalë të shfaqur në pjata krijuese dhe komplekse.
Asnjë çmim nuk u dha vitin e kaluar për shkak të pandemisë, dhe titulli i këtij viti do të thotë që Noma, e cila u hap për herë të parë në Christianhavn të kryeqytetit danez në vitin 2003, është në nivel me El Bulli të Ferran Adria.
Lista e plotë këtu.
*Tiranapost.al.