Shqiptarët në botë

Doktoresha amerikane tregon me video ç’po ndodh në spitalet Covid: Na është thyer zemra se njerëzit nuk po e kuptojnë

Doktoresha amerikane tregon me video ç’po ndodh në spitalet

Një doktoreshë nga Arkansas ka postuar një video ku shihen pacientë që luftojnë me Covid në terapi intensive, pasi vendi po përballet me valën e katërt të pandemisë.

Doktoresha Sonal Bhakta, filmoi dy burra, secili prej tyre që merr frymë me ndihmën e ventilatorit. Asnjëri prej tyre nuk e ka bërë vaksinën anti-Covid para se të infektoheshin. Në një intervistë për Daily Mail ajo tha se donte të tregonte realitetin se çfarë do të thotë të sëmuresh rëndë me Coid.

'Më është thyer zemra, mua, infermierëve, terapistëve të frymëmarrjes, mjekëve në përgjithësi. Sepse ne e dimë që kjo gjendje është e parandalueshme. Dhe na thyhet zemra aq shumë nga fakti që njerëzit nuk e kuptojnë se vaksina e parandalon këtë nivel sëmundshmërie. Vaksina parandalon shtrimin në spital'.

Në Arkansas, rastet me Covid janë rritur gjatë muajit të fundit nga një mesatare prej 990 në ditë në 2,218 në ditë, një rritje prej 124 %.

Doktoresha amerikane tregon me video ç’po ndodh në spitalet

Gjatë të njëjtës periudhë kohore, shtrimet në spital janë rritur nga 488 pacientë në 1,227, shifra e dytë më e lartë e regjistruar që nga fillimi i pandemisë, një rritje prej 99 %, sipas CDC.

Një raport rajonal në lidhje me virusin në Arkansasin Veriperëndimor tregoi se janë 166 pacientë të shtruar në spital me COVID-19, gati dyfishi i 95 të regjistruarve më 25 korrik.

Mosha mesatare është 42 vjeç dhe 91% e të gjithë pacientëve janë të pavaksinuar.

"Ne kemi pasur një fluks të madh të pacientëve me Covid dhe ende po shohim rritje. Pacientët e tanishëm janë më të rinj, më të sëmurë dhe po shtohen ata që kërkojnë ventilatorin për të marrë frymë. Po krijohet një situatë dëshpëruese dhe kritike për stafin. Është e vështirë të kuptosh realitetin dhe situatën nëse nuk e sheh dhe nuk e jeton atë. Shumica e pacientëve janë prindër, ata kanë fëmijë që i presin në shtëpi. Disa prej tyre nuk do kthehen sot. Më duket se disa njerëz nuk po e kuptojnë. Unë këtë doja të tregoja".

*Artikulli i Daily Mail përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.