Shqiptarët në botë

Festa shqip që u mbajt në mes të Selanikut

Festa shqip që u mbajt në mes të Selanikut


Më 1 korrik komuniteti shqiptar në Selanik festoi kurorëzimin e ciklit mësimor të Gjuhës Shqipe 2022-2023.

Mësimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë tek fëmijët shqiptarë në Greqi është një projekt shumë i rëndësishëm i Shoqatës “Nënë Tereza” që realizohet për 19 vjet radhazi.

Festa shqip që u mbajt në mes të Selanikut

Nxënësit të drejtuar nga mësueset,Lindita,Jonida, Bruna, Marinela,Silva dhe Maria,recituan,luajtën, kërcyen dhe kënduan në gjuhën tonë të bukur shqipe duke u duartrokitur jo vetëm nga prindërit dhe miqtë e tyre, por edhe nga pjesëmarrës të tjerë.

Të gjithë u pajisën me dëshminë e pjesëmarrjes në ciklin e Gjuhës Shqipe 2022-2023.

Ky aktivitet përmbyllës ishte pjesë e programit të Festivalit të 24-t Antiracist në Selanik.