Shqiptarët në botë

Foto-Video/ Alarmi për Tsunami në Zelandën e Re largon njerëzit nga Paqësori

Foto-Video/ Alarmi për Tsunami në Zelandën e Re largon

Paralajmërimet për Tsunami nxorrin banorët e Zelandës së Re jashtë shtëpive teksa u larguan larg Paqësorit Jugor. Kjo pasi një tërmet me magnitudë 8.1 ballë të shkallës Rihtër goditi në rajonin e Ishujve Kermadec rreth 620 milje nga dy ishujt kryesorë të Zelandës së Re. Tërmeti i fortë shkaktoi lëkundje të tjera me magnitudë 7.4 dhe 7.3.

Foto-Video/ Alarmi për Tsunami në Zelandën e Re largon

Foto-Video/ Alarmi për Tsunami në Zelandën e Re largon

Për shkak të alarmit për Tsunami, u krijuan radhë ta gjata makinash nga qytetarët që u larguan nga bregu i oqean. Videot dhe fotot e postuara tregojnë erën e fuqishme kryesisht në Tokomaru Bay pranë Gisborne.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave në Zelandën e Re njoftoi se kërcënimi kishte kaluar dhe njerëzit mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre, megjithëse ata duhet të vazhdonin të shmangnin plazhet pasi dallgët mund të të ngrihen më shumë se tre metër.

Foto-Video/ Alarmi për Tsunami në Zelandën e Re largon

*Tiranapost.al.