Shqiptarët në botë

Grekët tampon shqiptarëve edhe nëse kanë analizat me vete: Rikthehet radha në Kakavijë

Grekët tampon shqiptarëve edhe nëse kanë analizat me vete:

Qytetarët shqiptarë që kalojnë kufirin grek, do duhet të bëjnë sërish tampon edhe pse e kanë bërë më parë dhe e tregojnë në sportel. Ky vendim thuhet se vlen vetëm për pikën kufitare të Kakavijës dhe jo në Kapshticë, duke qënë se fluksi në Kakavijë është më i madh.

Nuk dihen arsyet e këtij vendimi por sipas mediave, autoritetet greke thonë se ky është një rregull i ri, dhe kushdo që kalon do duhet ti bëhet tamponi pavarësisht nëse ka përgjigjen e analizave me vete. Marrja e tamponit ka krijuar ditën e sotme fluks pasagjerësh, ndërsa nga ministria e Jashtme shqiptare nuk ka ende një njoftim lidhur me këtë urdhër të ri që ka filluar zbatimin prej 48 orësh.

Ministria e jashtme ka publikuar një njoftim 5 ditë më parë, me 29 gusht ku nuk përmendet bërja e tamponit nga autoritetet greke, por udhëtarët duhet ta kenë me vete testin e kryer 72 orë para mbërritjes së pikës së kalimit kufitar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 - 15 shtator 2020, në kuadër të masave kundër Covid-19, si më poshtë:

- Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;
- Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti "Eleftherios Venizelos";
- Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në ditë nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);
- Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokësore nga Shqipëria.

Për më shumë info, njoftimi i autoriteteve greke.