Greqia merr vendimin: U njeh pasaportat që u kanë skaduar shqiptarëve deri në fund dhjetori
Ministria e Jashtme greke ka lëshuar një vendim ku thuhet se të gjithë shqiptarëve që u ka skaduar pasaporta, mund të vijojnë të marrin shërbime me atë pasaportë deri në datën 31 dhjetor, po ashtu do u rinovohet leja e qëndrimit.Pavarësisht se pasaporta ka skaduar emigrantët shqiptarë mund të kryejnë çdo lloj procedure ligjore në shtetin grek.
Shumë shqiptarë u detyruan të ktheheshin në Shqipëri për të aplikuar për pasaportat e reja, pas ngërçit në ambasadën shqiptare në Greqi, ku u shkarkua ambasadorja dhe stafi diplomatik. Ky vendim për të cilin presidenti Meta tha se nuk ishte njoftuar në rrugë zyrtare, ndikoi edhe në kaosin në Kakavijë.
Edhe qeveria shqiptare mori vendim, për shtyrjen e aplikimit të pasaportave të skaduara për shtatasit shqiptarë.
Vendimi i Ministrisë greke, publikuar nga Report Tv: