Shqiptarët në botë

14 vjeçari shqiptar që i shpëtoi tërmetit flet nga spitali në Greqi: Faleminderit që po përpiqeni të më ndihmoni

14 vjeçari shqiptar që i shpëtoi tërmetit flet nga

Eriko Mane është 14 vjeçari shqiptar i cili mbeti i plagosur pas tërmetit me magnitudë 6.7 ballë që goditi ishullin e Samosit në Greqi. 14 vjeçari shqiptar me origjinë nga Fieri tanimë ndodhet në spitalin e fëmijëve në Athinë.

Në intervistë ai shfaqet me plagët që ka marrë nga tërmeti, ndërsa përmend shpesh fjalën falenderim dhe me shpresë se gjithçka do të shkojë mirë:

14 vjeçari shqiptar që i shpëtoi tërmetit flet nga

“Ju falënderoj shumë që po më dërgoni mesazhe, edhe po kërkoni zgjidhje për mua. Faleminderit shumë dhe gjithçka do shkojë mirë”.

Eriko u operua në këmbë dhe fatmirësisht mjekët kanë thënë se ai është jashtë rrezikut për jetën. Sipas Top Channel ai u vizitua edhe nga ambasadorja shqiptare, Luela Hajdaraga.

Prej disa javësh Eriko jetonte vetëm në Greqi, pasi prindërit ishin kthyer në Fier për shkak të disa problemeve familjare. I ati i djalit, Lavdi Mane ka treguar edhe momentin si arriti që të shpëtonte djali, pasi u shemb muri teksa po ecnin në rrugë në drejtim të stacionit të autobusit për t’u kthyer nga shkolla në shtëpi.

Intervista:

Zoti Lavdi, kush ua dha lajmin?

Më mori një greke, dhe më tha kështu ndodhi. E pabesueshme. Më pas na mori çupa.

Kur do të niseni për në Greqi?

Nesër në orën 06:00 do të nisemi. Ambasada na ndihmoi.

Po djali më kë ishte?

Janë motrat, gjithë farefisi. Po jetonte vetëm në shtëpi. Unë me gruan ishim në Shqipëri. Na ra si bombë.

Sa kohë kishit që erdhët në Shqipëri?

Erdhëm në datë 19 tetor, në datë 4 nëntor do të ktheheshim.

Me djalin keni biseduar?

Po kemi folur tre herë. Është në gjendje të lirë, ka disa fraktura.

Cfarë ju tha djali, si ndodhi?

Ishte duke u kthyer nga shkolla për të kapur autobusin. Ishin tre shokë. Ndodh lëkundja, grekët e shikojnë që i bien gurët, muri, dhe e tërheqin menjëherë, e shpëtojnë, pasi nëse nuk do ta kishin tërhequr do ta kishte zënë në mes.

Shokët?

Po, ata e shpëtuan.

Sa vite keni që jetoni në Greqi?

Po bëjmë 20 vite që jetojmë atje. Në Shqipëri tani erdhëm për shkak të disa problemeve që kemi.

Mbrëmë djalin e vizitoi edhe ministri grek i Shëndetësisë…

Djalin e kishin pritur shumë mirë. Ndihma e shpejtë, e paparë. Jam shumë i kënaqur.

-Për shkak të lëkundjeve të fuqishme në ishullin grek Samos, dy adoleshentë humbën jetën, pas shembjes së një muri.