Shqiptarët në botë

Mjekja shqiptare në Gjermani: Mos besoni lajmet për vaksinat, të gjitha na mbrojnë nga Covid

Mjekja shqiptare në Gjermani: Mos besoni lajmet për vaksinat, të

Të gjitha vaksinat, përfshirë ato kineze dhe ruse janë të efektshme kundër sëmundjes që shkakton Covid. Këtë thotë mjekja shqiptare në Gjermain, Aurora Dollenberg e cila u bën thirrje qytetarëve të mos kenë frikë dhe të bëjnë vaksinën në mënyrë që ti jepet fund kësaj pandemie. Në intervistën për Report Tv, mjekja u ndal edhe tek procesi i vaksinimit masiv në Shqipëri, ku theksoi se nëse procesi nuk do të ndërpritet dhe njëkohëissht respektohen masat anti-Covid, sezoni i verës do të jetë më i lehtësuar.

Dollenberg sqaron se nuk ka vaksina me 0 përqeind efekte anësore. Ajo hedh poshtë edhe shqetësimet për AstraZeneca duke thënë se shumica e lajmeve janë të pavërteta. Ajo i referohet studimeve të kryera në Gjermani që tregojnë se nuk janë gjetur lidhje serioze mes AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut.

Aurora Dollenberg:

“Lajmet negative për efektet anësore të AstraZeneca nuk janë të vërteta një pjesë e madh e tyre. Kemi një probabilitet 0.05 % për të shfaqur efekte anësore dhe se nuk ka asnjë vaksinë që të ketë o % efekte anësore.

Nga hetimet doli se nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes vaksinës dhe trombozës, por këto lajme krijojnë pasiguri. Do të përgëzoja Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri që nuk ka ndaluar përpjekjet për të siguruar vaksinën dhe qytetarët që janë vaksinuar të luftojnë duke respektuar masat për t’i dhënë fund pandemisë.

Të mos bëhet asnjë reklamë e keqe dhe prishje e imazhit pasi të gjitha janë vaksina që kanë një efikasitet të pranueshëm për t’u mbrojtur nga pandemia përfshirë dhe atë ruse e kineze. Të harrojmë frikërat e tepruara dhe le të ecim para me vaksinimin dhe zbatimin e masave”.

*Tiranapost.al.