Shqiptarët në botë

Mjeku shqiptar në Itali: Kemi humbur kontrollin mbi koronavirusin, plazma arma e fundit në pritje të vaksinës

Mjeku shqiptar në Itali: Kemi humbur kontrollin mbi koronavirusin, plazma

Vala e dytë e koronavirusit në Itali duket në nivel kritik. Në një intervistë mjeku shqiptar në spitalin San Donato në Arezzo, Genc Kapxhiu thotë se po rriten ndjeshëm të infektuarit për shkak të lirimit të masave anti-Covid gjatë verës. Mjeku thotë se kapacitetet e spitaleve po tejmbushen dhe me gjasë brenda tre javësh pritet një izolim tjetër kombëtar. Ai bën thirrje që personat që e kalojnë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore të dhurojnë plazmën e gjakut: Është arma e fundit që kemi në pritje të vaksinës, thotë ai.

24,988 raste konfirmoi Italia në 24 orët e fundit dhe 205 viktima.

Mjeku Kapxhiu:

'Jam në shërbim në urgjencë dhe për momentin situata është shumë e vështirë. Në këto momente kemi humbur kontrollin mbi virusin, pasi masat që kemi marrë nuk ishin të mjaftueshme. Edhe në zonën time, fatkeqësisht kemi një numër të lartë të shtruarish. Nuk kemi më vende. Në spital kemi të shtruar nga të gjitha moshat. Nga 30- vjeç deri në 80-vjeç.

Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë. Shpresojmë që masat në vijim të jenë më të rrepta. 3 muajt e verës e kanë sjellë Italinë në këtë situatë. Tamponët që po bëhen tani duhet të ishin bërë në korrik dhe gusht. Jemi në një moment që të gjithë pacientët që hyjnë në spital i konsiderojmë pozitiv.

Gabimet janë si nga ana e qytetarëve që nuk respektojnë rregullat, por edhe të qeverisë. Lirimi i kushteve në maj nuk bëri asgjë tjetër, veçse solli këtë situatë që jemi tani. Ne akoma kemi 12 shtretër të lirë. Nuk hapet pavijoni i ri pa u mbush 12 shtretërit.

Hapja e pavijoneve të reja kërkon personel të ri etj. Objektivi kryesor është të izolojmë rastet pozitive. Masat kryesore të virusit janë dezinfektimi, distanicimi social, maskat dhe shmangia e vendeve të mbyllura. Është i vetmi vend që një person pozitiv, infekton 15 të tjerë. Restorantet janë të rrezikshme nëse nuk ka ventilim dhe numri njerëzve është më i madh se sa lejohet. Virusi është njëlloj si më parë. U treguam më të rreptë më parë. Ishte gjëja kryesore që bëmë. 3 muaj e harruam këtë gjë. Tani si kemi filluar të bëjmë tamponë kemi filluar izolimin por jemi mbrapa 2 muaj. Në gusht dhe shtator duhet të behej izolim i të rinjve. Shpresojmë që ta bëjmë tani mbylljen brenda 3 javëve. Brenda 3 javësh duhet të izolojmë çdo person asimptomatik pasi numri i kontakteve bën të shtohet jashtë mase. 207 të vdekur kemi dje. Mosha mesatare e të vdekurve është 75. Nuk ka të rinj në këto raste. Trajtimi që bëjmë ne është trajtim simptomatik . Nëse i sëmuri ka temperaturë përdorim 2 paracetamol 1000 miligram. Nëse nuk zbret temperatura fillojmë terapinë me kortizon. Nëse nuk ka reagim, pacienti çohet në terapi intensive, intubohet. Kremi edhe eksperimentime me plazmën e pacientëve të shëruar që kanë antikorpe. Të gjithë personat e shëruar duhet të dhurojnë plazmë. Është arma e fundit që kemi në pritje të vaksinës'.

*Mjeku Kapxhiu për Report Tv: