Shqiptarët në botë

Mund të shkosh dhe te blesh një vaksinë tek privati: Skema më e re në Danimarkë që nis nga nesër

Mund të shkosh dhe te blesh një vaksinë tek privati: Skema

Danimarka do të nxjerrë në shitje vaksinat e papërdorura të Covid-19, që i përkasin firmës farmaceutike Jonson & Johnson, për t’u blerë nga kompanitë private në vend. Këto kompani private do ua ofrojnë kundrejt një çmimi klientëve individualisht, duke përfshirë edhe vizitorët nga jashtë që mbërrijnë në vend.

Mediat The Local tregon se kompanitë private do lejohen të blejnë vaksinat e mbetura të Danimarkës duke filluar nga dita e nesërme dhe se lajmin e ka konfirmuar ministria e Shëndetësisë.

Instituti Shtetëror i Serum, agjencia kombëtare e sëmundjeve infektive, do të përpunojë porositë nga kompanitë që duan të ofrojnë vaksinime për klientët. Kompanitë duhet të krijojnë lidhjet me stafet mjekësore për të dhënë miratimet e vaksinave tek klientët.

Një model i ngjashëm është përdorur tashmë në Danimarkë për lloje të tjera të vaksinimit të cilat nuk përfshihen në programin e vaksinimit të shëndetit publik.

Kjo do të thotë se nëse shkoni në Danimarkë dhe kërkoni të vaksinoheni, do duhet ta blini. Siç njofton ministria e Shëndetësisë, marrëveshja do të jetë e hapur për këdo që ndodhet në Danimarkë,. Ministria pret që grupi kryesor i synuar për vaksinimet të jenë njerëz me qëndrime afatshkurtra në Danimarkë të cilët nuk kanë qasje në vaksinim përmes shërbimit të shëndetit publik të vendit, apo të vendit nga vijnë. Marinarët, turistët dhe danezët me shtetësi të huaj mund të jenë në mesin e atyre që përbëjnë këtë grup.

Mund të shkosh dhe te blesh një vaksinë tek privati: Skema

Edhe pse vaksinat Johnson & Johnson dhe AstraZeneca u hoqën nga programi kombëtar i vaksinimit të Danimarkës në fillim të këtij viti, ato u vunë në dispozicion të publikut përmes një skeme të zgjedhjes së drejtuar nga kompania private Practio. Qasja në vaksinim përmes kësaj rruge kërkonte një konsultë me një mjek, i cili më pas mund të miratonte aplikantin për vaksinim. Megjithatë, shërbimi ka qenë falas për banorët e Danimarkës. Skema e zgjedhjes u tërhoq më 1 shtator pasi mbulimi i vaksinimit arriti në shumicën e popullsisë.

Konsultimi mjekësor do të jetë gjithashtu një kërkesë për blerjen private të vaksinave, thotë Ministria e Shëndetësisë. Çmimi për vaksinën do të përcaktohet nga kompanitë që vendosin të ofrojnë shërbimin. Porositë do të pranohen dhe përpunohen duke nisur nga 14 shtatori, pra nga dita e nesërme.

Artikulli i The Local përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.