Shqiptarët në botë

Ndërron jetë 23 vjeçarja shqiptare në Greqi: Familjarët akuzojnë mjekun, çfarë ka ndodhur

Ndërron jetë 23 vjeçarja shqiptare në Greqi:

Aleksandra Bistolaki, 23 vjeçe me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në Greqi pas një operacioni në spital. Sipas mediave greke që kanë treguar historinë tragjike të 23 vjeçares shkruajnë se ajo iu nënshtrua një operacioni për të hequr kistin që i shkaktonte çrregullime hormonale por dyshohet se asaj i është dhënë sasi më e lartë anestezie duke çuar në vdekjen e saj.

Pas operacionit ajo ka rënë në gjendje kome. Prindërit e kanë dërguar në një tjetër spital me emrin Gennimatas ku qëndroi për dhjetë ditë, por nuk mundi të mbijetonte deri kur ndërroi jetë me datë 1 qershor.

Familjarët e 23 vjeçares kërkojnë që të ndëshkohet mjeku dhe të mbajë përgjegjësi për gabimin që bëri. Nëna e saj është emigrante në Greqi nga Saranda ndërsa babai është grek. Vetë Aleksanda ka lindur në Greqi.

Disa nga mesazhet e familjarëve dhe miqve të Aleksandrës:

Ne kemi luftuar për të për shumë kohë! Ajo u përpoq të jetonte, por nuk ia doli! Ajo nuk mundi të duronte! 

Nuk festoi dot as ditëlindjen e saj të 23-të! Si mund të ndihemi të gjithë tani? Si mund të ndihet familja e saj? 

Trishtim! Zemërim! Ky mjek që dha betimin e Hipokratit për të ndihmuar njerëzit, e vrau atë!!!!Ai do të paguajë shtrenjtë për veprimin e tij !! 

Dhe unë uroj që ai të mos flejë më i qetë!!! Uroj që ai të ndjejë dhimbjen që shkaktoi !!!”

Ndërron jetë 23 vjeçarja shqiptare në Greqi:

Ndërron jetë 23 vjeçarja shqiptare në Greqi:

Ndërron jetë 23 vjeçarja shqiptare në Greqi: