Shqiptarët në botë

Ngeli pa punë nga pandemia: 47 vjeçari shqiptar në Itali i vë flakën shtëpisë me familjarët brenda

Ngeli pa punë nga pandemia: 47 vjeçari shqiptar në Itali i

Një 47 vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë nga asfiksimi për shkak të zjarrit që i vendosi vetë shtëpisë së tij. Mediat italiane shkruajnë se viktima është Dritan Çobo, babai i 4 fëmijëve i cili pas bllokimit nga pandemia e koronavirusit mbeti i papunë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Civitella del Tronto ( Teramo) në mesnatën e të premtes. 47 vjeçari i cili punonte më pare në ndërtim pati një debat të ashpër me gruan e tij dhe fëmijët dhe pasi ata shkuan të flinin ai spërkati benzinë në divane dhe muret e shtëpisë.

Njëri nga djemtë e familjes arriti të nxjerrë nënën e tij 37 vjeçe dhe tre vëllezërit, 19, 17 dhe 6 vjeç, por kur u kthye për të nxjerrë të atin, ai kishte ndërruar jetë.

37-vjeçarja me 4 fëmijët u dërguan në spital. Ata do të stregohen përkohësisht në një banesë sociale. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar detaje nga ngjarja tronditëse.

Ngeli pa punë nga pandemia: 47 vjeçari shqiptar në Itali i