Ngjarje mister si humbi jetën në pishinë 40 vjeçari shqiptar në Itali
E Diel 9 Gusht 2020, 18:46
TiranaPost
Një 40 vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme teksa u fut për tu larë në pishinë. Mediat italiane shkruajnë se 40 vjeçari ishte me disa miq dhe familjen e tij, teksa u fut në pishinë por nuk do doli më i gjallë. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, nëse 40 vjeçari ka pësuar atak kardiak apo nëse ka goditur kokën teksa është hedhur në pishinë.
Ai jetonte në zonën e Carugate, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi në pishinën e hotelit me emrin ‘Koko’ në Lido di Savio.
40 vjeçari ndohej në Itali me pushme bashkë me familjarët. Policia italiane po heton ngjarjen.