Shqiptarët në botë

Nisma humanitare e shqiptarit që ka një furrë buke në Romë prek zemrat e italianëve

Nisma humanitare e shqiptarit që ka një furrë buke në

Edmond Prenga është shqiptari i cili jeton në Romë dhe po dhuron buke për qytetarët italianë në nevojë. Media italiane Trieste Salario ka publikuar një artikull për të që fillon kështu:

Është djali nga ajo Shqipëria e kryeministrit Edi Rama që dërgoi një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh në vendin tonë për të na ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Edmondi 39 vjeç është pronar i një furre buke që quhet ‘Bon Pan’, i cili bukët i vendos në një qese pranë furrës dhe me një tabelë ku lexohet: Nëse ju nevojitet, kjo është ju!, siç thotë ai për të mos i vënë në siklet ata që duan bukë por nuk kërkojnë dot.

Nisma humanitare e shqiptarit që ka një furrë buke në

I pyetur për këtë gjest human ai thotë:

E kam provuar urinë. Kur mbërrita në Itali në vitin 1998 nuk kisha asnjë qindarkë. I di mirë këto probleme. Italia më ushqeu mua. Kështu që vendosa t’u lija bukë atyre ne nëvojë se mendova se mund të kenë turp për të kërkuar.

22 vjet më parë, ai thotë se Italia e ushqeu dhe e priti mirë dhe tani do që të kthejë ndihmën:

Ne u rritëm me mitin e Italisë kur ishim fëmijë. Në ëndërronim të vinim një ditë këtu. Marrëdhënia e ne shqiptarëve me ju italianët është e fortë. Sot Shqipëria po rimëkëmbet por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Mendoj se Edi Rama bëri një gjest që tregoi zemrën e madhe të shqiptarëve për italianët.

Pas nismës së Edmond Prengës, biznese të tjera që vijojnë aktivitetin si furrat e bukës po bëjnë të njëjtën gjë. Biznesi i tij, Bon Pan, kryen shërbime edhe me dërgesa nga shtëpia. Për shqiptarët që kanë nevojë, të telefonojnë në numrin 0645422232.

Italia numëron 124,632 të infektuar, 15,362 viktima, 76,964 të shëruar, 295 në gjendje kritike.

Nisma humanitare e shqiptarit që ka një furrë buke në