Shqiptarët në botë

Një grup shqiptarësh të bllokuar në Kapshticë: Nuk kanë leje nga Ministria e Jashtme

Një grup shqiptarësh të bllokuar në Kapshticë: Nuk

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë ngelur në pikën Doganore të Kapshticës, dhe nuk lejohen që të futen në Shqipëri. Situata ka ndodhur pasi këta shtetas nuk janë pajisur me leje nga Ministria e Jashtme. Por bëhet me dije se një pjesë e tyre pasi kanë pritur prej orësh të zgjatura janë lejuar që të futen.

Burime pranë Drejtorisë vendore të Policisë kufitare dhe Emigracionit kanë treguar për mediat televizive se pas aktit normativ, autoriteteve kufitare greke u është kërkuar të mos lejojnë hyrjen e shtetasve shqiptare dhe të huaj të futën nga Greqia në Shqipëri.