Shqiptarët në botë

Njihuni me dy binjakët që sapo kanë ardhur në jetë: Quhen Covid dhe Corona

Bëhet fjalë për dy foshnja të lindur në Indi, një djalë dhe një vajzë, të cilët prindërit kanë vendosur tu vënë emrin Covid dhe Corona. Ata thonë se emrat e tyre do sjellin gjithmonë në kujtesë vështirësinë e njerëzimit në kohën e kësaj pandemie por edhe atë që kaluan vetë ata deri sa u sollën në jetë dy fëmijët. Por nëna thotë se më vonë mund të ndërrojnë mendje.

Preeti Verma:

U përballa me shumë vështirësi bashkë me burrin. Policia na ndaloi disa herë gjatë rrugës për shkak të kufizimeve të lëvizjes. Unë ndërkohë kisha dhimbje dhe duhet të duroja deri sa të mbërrija në spital dhe të lindja. Infermierët filluan t'i thërrisnin fëmijët me emrat Covid dhe Corona dhe prandaj vendosëm tu vëmë këtë emër.

Dy binjakët lindën në orët e para të mëngjesit të 27 marsit. Ata janë të shëndetshëm dhe fatmirësisht pa koronavirus.

Njihuni me dy binjakët që sapo kanë ardhur në jetë:

India numëron 3,588 të infektuar dhe 99 viktima.