Shqiptarët në botë

Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që ndodhen në Kanada

Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që ndodhen

Të gjithë shqiptarët që ndodhen në Kanada dhe nuk kanë mundur të largohen për shkak të situatës së koronavirusit, duhet të aplikojnë online për zgjatjen e afatit të qëndrimit, para përfundmit. Ministrja e Jashtme nuk sqaron më tej për ata të cilët e kanë përfunduar afatin, por sugjeron që aplikimi online të bëhet përmes këtij linku: https://bit.ly/2UawUkE

Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Kanada.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kanada, se sipas autoriteteve kanadeze, të gjithë shtetasit e huaj që për shkak të situatës së krijuar për shkak të COVID-19, nuk kanë mundur të largohen nga Kanadaja, mund të aplikojnë online për zgjatjen e statusit tuaj të qëndrimit, para përfundimit të tij. Aplikimi mund të bëhet online në linkun: https://bit.ly/2UawUkE

Kujtojmë se pak më herët u njoftua se nga data 23 mars, do të ndërpriten të gjitha fluturimet, përveç kompanisë Air Albania që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli.

Njoftim i Tirana International Airport

Nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet, përveç kompanisë Air Albania që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli.

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë. Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli.

“Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne”, bën të ditur Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

Për veprime të mëtejshme, këshillojmë pasagjerët që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.