Shqiptarët në botë

Njoftim për shqiptarët që kanë ngelur në Britani: Ç'do ndodhë me vizat nëse ka kaluar afati?

Njoftim për shqiptarët që kanë ngelur në Britani:

Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Britani dhe nuk mund të kthehen në vendin e tyre për shkak të pandemisë, të mos shqetësohen për tejklalimin e afatit të vizës dhe penalizimit. Minsitrja e Jashtme në një njoftim të fundit bën me dije se zgjatja e vizës do të bëhet për të gjithë qytetarët që u ka skaduar pas 24 janarit dhe nuk kthehen dot.

Njoftohet se situata do të zgjasë deri me datë 31 maj, por do të mbahet nën rishikim nëse rast do duhet të zgjatet kjo periudhë.

Ministria e Jashtme vë në dispozicion adresat e kontaktit për të gjithë ata që kanë problematika dhe duan të kontaktojnë.

Njoftimi:

Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar

Qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19 , do t’ju zgjatet viza.

Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

Secili qytetar që ndodhet në këtë situatë duhet të kontaktojë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar.