Shqiptarët në botë

Njoftimi me rëndësi për shqiptarët në Greqi që presin të tërheqin pasaportat

Njoftimi me rëndësi për shqiptarët në Greqi që

Për aplikimet të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës nga data e sotme, ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit. Ambasada shqiptare në Athinë njofton qytetarët me banim jashtë prefekturës së Atikës të cilët dëshirojnë t’iu dërgohet me postë dokumenti biometrik, që të plotësojnë në përfundim të aplikimit një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës. Kjo sipas ambasadës për të shmangur emailet abuzive. Ndërkaq, ata që kanë nisur aplikimet pranë postës elektronike, kanë të drejtë të autorizojnë një person të tretë me anë të deklaratave me përgjegjësi, pa pagesë, pranë K.E.P, që të tërheqin pasaportat fizikisht në sportelet e shpërndarjes.

Njoftimi i plotë si më poshtë:

SQARIM LIDHUR ME TËRHEQJET E PASAPORTËS BIOMETRIKE NËPËRMJET SHËRBIMIT POSTAR

Në vijim të komunikimeve tona lidhur me tërheqjen e pasaportave biometrike me anë të shërbimit postar, ju vëmë në dijeni se për aplikimet të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës nga data e sotme, 21 shtator 2020, ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit. Qytetarët me banim jashtë prefekturës së Atikës të cilët dëshirojnë t’iu dërgohet me postë dokumenti biometrik, do të plotësojnë në përfundim të aplikimit një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës. Kjo mënyrë shmang e-mailet abuzive për nga përmbajta dhe qëllimi, pasi janë të shumta rastet ku ka mangësi në të dhënat e sakta të adresës, por dhe praktika të qëllimshme të personave keqbërës që synojnë të nxjerrin përfitime nga kjo situatë.

Bashkëatdhetarët tanë të cilët kanë nisur kërkesat e tyre pranë postës sonë elektronike, [email protected], deri në datën 20 shtator 2020, kanë të drejtën që të autorizojnë një person të tretë me anë të deklaratave me përgjegjësi, pa pagesë, pranë K.E.P (Qëndrat e Shërbimit të Qytatarëve), për të tërhequr pasaportat e tyre fizikisht në sportelet e shpërndarjes.

Sa më sipër u ndërmor për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve tanë dhe rritjen e sigurisë në shpërndarjen e dokumenteve biometrikë.

Faleminderit.