Shqiptarët në botë

Pas Greqisë, edhe Italia shtyn lejet e qëndrimit

Pas Greqisë, edhe Italia shtyn lejet e qëndrimit

Lejet e qëndrimit italiane të skaduara ose në prag skadimi do jenë të vlefshme deri më 31 gusht 2020. Kjo për shkak të gjendjes së emergjencës kombëtare për shkak të COVID-19.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë, konfirmon se shtetasit shqiptarë që gjenden në Itali për qëndrim afatshkurtër (me vizë ose të përjashtuar nga detyrimi për t’u pajisur me vizë), por nuk mund të kthehen në vendin e origjinës për shkak të rrethanave objektive të forcës madhore (si mungesa e linjave lidhëse për transportin e njerëzve), mund të vijojnë përkohësisht qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme, pa përmbushur asnjë formalitet të mëtejshëm.

Edhe Greqia i ka shtyrë lejet e qëndrimit deri në 31 dhjetor.