Shqiptarët në botë

Pedagogia shqiptare në Harvard: Lajme të mira për kurën anti koronavirus

Pedagogia shqiptare në Harvard: Lajme të mira për kurën anti

Një lajm të mirë ka postuar në rrjetet sociale pedagogia shqiptare në Harvard, Detina Zalli. Ajo tregon se grupi i shkencëtarëve të Oksfordit kanë konstatuar se vaksina që kanë krijuar kundër koronavirusit ka dhënë efekte pozitive tek majmunët rezus të infektuar me virusin e ri, të cilët janë 93% të ngjashëm gjenetikisht me njeriun.

Ajo shkruan:

Lajme të mira nga Grupi i Oxfordit

• Vaksina e grupit të Oxfordit funksionon në majmunë rezus që janë 93% identik gjenetikisht me njerëzit.

• Kafshëve të cilave iu ishte dhënë vaksina, dhe më pas ishin të ekspozuara me SARS-CoV-2, kishin më pak virus në mushkëritë dhe rrugët e tyre ajrore. Kjo është krahasuar me grupin e kontrollit të majmunëve të cilit nuk iu dha vaksina.

• Provat klinike u zhvilluan në SH.B.A., duke përfshirë studiues nga Instituti Kombëtar i Shëndetit të qeverisë amerikane (NIH) dhe nga Universiteti i Oksfordit.

Detina Zalli është shkencëtare në fushën e Biologjisë Molekulare. Ajo kreu studimet në vitin 2014 në Universitetin e Harvard dhe më pas u bë postdoktorante dhe pedagoge e Universitetit Prestigjioz.

Pedagogia shqiptare në Harvard: Lajme të mira për kurën anti