Shqiptarët në botë

Përgatiti gjithçka që propozimi i martesës të ishte ideali, por ja çfarë i ndodhi shqiptarit në Britani

Përgatiti gjithçka që propozimi i martesës të ishte

Për historinë e Albert Ndreut ka shkruar media britanike Telegraph ku tregon se shqiptari kishte përgatitur një propozim tejet romantik të dashurës së tij me qirinj rreth e rrotull por aksidentalisht i vuri flakën shtëpisë.

Përgatiti gjithçka që propozimi i martesës të ishte

Alberti kishte kaluar dy javë duke bërë përgatitjet që gjithçka të shkonte perfekt, i kishte blerë dhe unazën të dashurës Valerija Madevic, por gjërat nuk shkuan siç mendonte 26 vjeçari.

Ngjarja ndodhi kur ai doli për të marrë të dashurën e për ti bërë propozimin në shtëpi, ku kishte vendosur edhe 60 tullumbace.

Forcat zjarrfikëse shkuan për të shuar flakët dhe fatkeqësisht dhoma u shkrumbua. Por 26 vjeçari shqiptar nuk u dorëzua. Ashtu në dhomën e bërë shkrumb e hi, ai ulet në gjunjë dhe bën propozimin për ta çuar deri në fund dhe Valerija i tha Po.

Për median britanike 26 vjeçari ka thënë:

"Valerija thotë gjithmonë se gjërat e vogla kanë rëndësi por unë desha ti bëj një gjë të madhe e të veçantë për propozimin. Nuk shkoi ashtu si mendoja se do të ndodhte por ajo tha po. Kështu që unë mendoj se ai moment mori një kthesë të papritur, por përfundoi pikërisht ashtu siç doja’.

Ai premtoi se do të ftojë në dasmë edhe zjarrfikësit.

Përgatiti gjithçka që propozimi i martesës të ishte