Profesori im më telefonoi dhe më tha: Do t’i bëj pushimet në Shqipëri. Ne shqiptarët e Italisë po ndihemi krenarë
Xhonjela Milloshi jeton në Mainz të Gjermanisë. Është doktorante e shkencave politike, ndërsa familja e saj ndodhet në Itali, ku Xhonjela është rritur. Pas dërgimit të mjekëve dhe infermierëve për të ndihmuar kolegët e tyre italianë, profesori i saj i filozofisë i ka bërë një telefonatë surprizë ish studentes së saj për ta falenderuar për gjestin e shqiptarëve.
Tani Xhonjela thotë se bashkë me profesorin, edhe miqtë e saj italianë dhe gjermanë po tregojnë një interes më të shtuar për Shqipërinë. Ajo është shprehur e gatshme të kontribuojë me një nismë për turizmin, duke ofruar këshillat e saj e duke 'reklamuar' qytetet shqiptare për t'u vizituar gjatë pushimeve. Kjo do ndihmonte ekonominë e familjeve shqiptare të prekur nga kriza e koronavirus.
Intervista për Ilva Taren si më poshtë:
Ilva Tare: Të ka ardhur një telefonatë interesante nga profesori yt, si është historia?
Pasi u bë publike gjesti i Shqiëprisë dhe deklarata që bëri kryeminsitri Rama, kjo pati impakt pozitiv jo vetëm në media e politikën italiane, por edhe në pinionin publik. Dhe kjo u reflektua tek unë personalisht. Atë ditë mu mbush telefoni me mesazhe falenderimesh nga shokë e shoqe, dhe në një farë mënyrë sigurisht u gëzova pa masë. Por gjëja që më gëzoi akoma më tepër dhe më surprizoi ishte telefonata që mora nga profesori im i filozofisë që e kam patur në lice, në gjimnaz.
Nuk e prisja, ai madje kishte bërë kërkimet e tij për të gjetur numrin tim të telefonit dhe kishte shumë dëshirë të më falendronte për gjestin që shqiptarët kishin bërë dhe sidomos mjekët që kishin shprehur gatishmërinë për të ndihmuar italinë në këtë situatë kaq kritike.
Plus mesazhit të falenderimit në një farë mënyre është ndezur ideja për ta njohur më tepër Shqipërinë, dhe më pyesin tani shumë më shpesh se si janë, qytezat, vendet për t’u vizituar në Shqipëri, pyetje më specifike për Shqipërinë.
Ilva Tare: E duan guidën të gatshme? Do fillosh pak tu bësh giudën tani, se ku të shkojnë kë të vizitojnë. Ke kolegë, miq të tjerë nga Italia që duan të vijnë ndoshta.
Patjetër do e bëj më shumë kënaqësi dhe jam e gatshme. Madje ato sa të filojnë bisedën unë do jem gati me ato këshillat se çfarë qytetesh e ku të shkojnë gjatë permanencës në Shqipëri. Do ishte diçka shumë e mirë e në këtë rast më bën të mendoj se ata realisht do e bëjnë, sepse kam parë një kuriozitet më të fortë sesa ndër vitet e kaluara dhe plus faktit që jemi shumë afër na ndan thjesht një det dhe besoj se do ndodhi, sidomos pas faktit që në këto kohë do jenë njëçikë më të limituara udhëtimet e largëta, shpresoj që itlaianët të mblidhen dhe të kalojë pushimet në Shqipëri.
Ilva Tare: Si është situata në Gjermani, me numrin e të infektuarve ka kalaur Kinën, a po respektohen rregullat e karantinës a janë shumë të ashpra ato? Çfarë po ndodh me numrin e të infektuarve?
Duke ndjekur situatën e Italiasë me shumë detaje se familja ime është atje prisja në fakt një reagim ndryshe nga Gjermania dhe nga shteti gjerman, që të merrnin masa më të rrepta se kishin më shumë informacion nga Italia, Kjo nuk ndodhi, masat kanë filluar nga mesi i marsit dhe janë mbyllur gjërat shumë gradualisht. Këtu je i lirë të dalësh, por gjermanët kanë tendencën të respektojnë rregullat. Janë shumë të kujdesshëm në rrugë, largohen, bëjnë më tepër kujdes
Ilva Tare: Gjermanët janë gjermanë, por si shpjegohet numri i ulët i viktimave, a shpjegohet me sistemin shëndetësor, mjekun e familjes?
Edhe këtu ka shumë teza të ndryshne, madje ka dhe nga ato që flasin për komplote, për fshehje të të dhënave, Bësoj thjesht, më mirë shpresoj që të jetë dhe të mbesë kështu situata. por disa analistë thonë se i fmashmi piku do arrijë pas dy tre javësh këtu në Gjermani.