Qiproja konfirmon vetëm një të infektuar dhe është shqiptar
E Martë 14 Korrik 2020, 22:21
TiranaPost
Në 24 orëte fundit, Qiproja ka konfirmuar vetëm një rast me të infektuar dhe sipas mediave vendase ai është me origjinë shqiptare. Cyprus Mail shkruan se shqiptari është rezidnet në Qipro, por ai këtë të martë kishte mbërritur nga Athina. Pas testit që bëri në aeroportin e Qipros ai rezultoi pozitiv me koronavirus.
Sot Qiproja numëron 1754 teste por vetëm shqiptari rezultoi pozitiv. Në vend që nga shpërthimi i pandemisë janë regjistruar 1.023 raste.
Gjithashtu u testuan 511 punonjës të cilët u kthyen në ambientet e punës, pasi punuan nga shtëpia që kur u vendosën masat kundër pandemisë.
Linkun origjinal të artikullit e gjeni këtu: https://cyprus-mail.com/2020/07/14/coronavirus-one-new-case-traveller-from-albania/