Shqiptarët në botë

Shërbimi konsullor: Njoftim me rëndësi për shqiptarët e këtyre vendeve

Shërbimi konsullor: Njoftim me rëndësi për shqiptarët e

Nga dita e sotme, ka rifilluar puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Gjithashtu kanë rinisur dhe shërbimet konsullore në ambasadat e Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe në Selanik.

Lehtësimi i masave në këto vende ka mundësuar tashmë edhe dhënien e shërbimeve. Lajmin e bëri me dije ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.

Në një njoftim në Facebook ai shkruan:

Nga sot e tutje, në përputhje me planin e masave lehtësuese, rifillon edhe puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme ?!

Po ashtu, sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik. Kjo pasi lehtësimi i masave në vendet përkatëse ka mundësuar dhënien e shërbimeve.

Puna në përfaqësitë e tjera do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse. E gjithë puna, natyrisht, do të zhvillohet në përputhje me masat e nevojshme që kërkon lufta kundër pandemisë COVID-19 në këtë fazë. Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ndërlidhur objektivat madhorë të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve të Shqipërisë.

Por qytetarët që jetojnë jashtë kanë shumë pyetje për Cakajn, të cilët kanë komentuar dhe ankohen se nuk po marrin përgjigje për disa çështje.

Disa nga shqetësimet e tyre:

- consullata ne Mynih kaq shum punon sa qe do 2 muaj te hapin telefonin ...bere te mar nje dekument ose te aplikosh nje passaport e ben me par te shkosh ne Shqiperi se sa te presesh imail ose te pergjigjen ...sa korekt jemi ne shqiptaret ..

-takimet qe humben per pasaporte ne Athine kur do mbyllen prape ... Ju lutem na ktheni nje pergjigje ... Na respektoni sic ju respektum ne votime .. JU LUTEM NJE PERGJIGJE TE SAKTE ....respekt

-a do te behet e mundur paisja me pasaportë në Ambasadën e Shqipërisë në Ankara ose në Konsullatën në Stamboll. Kemi probleme me pasaportat dhe nëse nuk arrijmë rinovimin në kohë mund të humbasim marrëveshjet e punës.

Shërbimi konsullor: Njoftim me rëndësi për shqiptarët e