Shqiptarët në botë

Shfrytëzoi motrat ukrainase, arrestohet një shqiptar në Napoli

Shfrytëzoi motrat ukrainase, arrestohet një shqiptar në Napoli

Bashkim Allçiu është 39 vjeçari me origjinë shqiptare i cili ka marrë masën arrest me burg në Napoli të Italisë. Ai akuzohet për disa vepra penale si:

“krimet e skllavërimit”, “zhvatja e vazhdueshme” dhe “dëmtimi fizik personal” në drejtim të dy motrave nga Ukraina për të cilat thuhet se 39 vjeçari i ka detyruar të prostituojnë.

Mësohet se motrat ukrainase pasi kishin mbërritur në Itali për të punuar përfunduan në duart e 39 vjeçarit i cili i detyroi të punonin si prostituta në zonën e Giulianos në Campanja.

Mediat italiane bëjnë me dije se njëra nga vajzat kishte kërkuar të linte punën pasi kishte ngrelur shtatzënë por Allçiu i kishte kërkuar një shumë prej 10 mijë eurosh që ta linte të lirë.

Prokurorët e çështjes thonë se ky ushtrim aktiviteti i paligjshëm i garantonte 39 vjeçarit shqiptar fitime prej 32 mijë eurosh brenda vitit.