Shqiptarët në botë

Gruaja shqiptare qëllon me breshëri plumbash mjekun grek në sytë e fëmijës 13 vjeç

Gruaja shqiptare qëllon me breshëri plumbash mjekun grek në

Një grua shqiptare ka qëlluar me breshëri plumbash një mjek grek, në sytë e fëmijës së tyre 13 vjeç. I plagosuri, i ndodhët në rrezik për jetën. Gruaja shqiptare dhe mjeku kanë patur një marrëdhënie jashtëmartesore, fryt i të cilës ishte edhe fëmija. Mjeku e kishte rritur fëmijën me gruan e tij, pasi kishte fituar kujdestarinë.

Sipas mediave greke, gruaja iu afrua burrit kur ai po priste fëmijën nga shkolla, pasi debatuan ashpër ajo nxori armën dhe e qëlloi disa herë në bark.

Gjendja e burrit është e rëndë dhe shanset për të jetuar janë të vogla.

Fqinjët deklarojnë se gruaja e shqetësonte mjekun prej kohësh, dhe kjo për arsye të fëmijës dhe çështjet e kujdestarisë.

Autorja e krimit është arrestuar nga policia.

Tiranapost.al