S’mund të shkosh në Greqi nga Kapshtica deri me 8 shkurt, por mund të kthehesh në Shqipëri, këto janë rregullat
Autoritetet greke kanë vendosur të shtyjnë afatin e bllokimit të pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës deri në datën 8 shkurt. Vendimi është njoftuar nga Policia e Shtetit, referuar Drejtorisë vendore të Kufirit dhe Emigracionit në Korçë.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria hyrja drejt Greqisë përmes kësaj pike kufitare, vijon të jetë i mbyllur. Ndërsa për të dalë nga Greqia dhe për të hyrë në Shqipëri nuk do të ketë pengesa por me rregulla: Orari që lejohet është 06:00-22:00. Kjo vlen vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, si kamionët e mallrave. Ndërsa mjetet si taksitë, autobusët, apo çdo mjet tjetër të transportit të pasagjerëve nuk do të lejohet kalimi.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:
Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.02.2021.
Sqarojmë se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!
*Tiranapost.al.