Shqiptarët në botë

Video/ Pa drita nën akull, pronari shqiptar i restorantit ofron vakte falas për banorët në Texas të SHBA-ve

Video/ Pa drita nën akull, pronari shqiptar i restorantit ofron vakte falas

Një stuhi e ashpër dimri goditi shtetin amerikan të Teksasit duke lënë miliona banorë pa energji elektrike prej disa ditësh, por çifti me origjinë shqiptare të cilët kanë një restorant në Teksas hapën dyert për komunitetin, duke u ofruar atyre vakte të ngrohta ushqimi.

Pronarët e ‘Bella Italia Ristorante’ nuk kishin gjithashtu drita por ata kishin gaz për të gatuar. Pronari Ari Isufaj vendosi të hapë kuzhinën dhe të ofrojë vakte falas për ata në nevojë, me lazanja apo spaghetti.

"Ne nuk mund të rrimë dhe të mos bëjmë asgjë kur komuniteti ynë po vuan," shkroi pronari i restorantit në një postim në Facebook.

Bella Italia Ristorante përfundoi duke shërbyer vakte falas për më shumë se 500 njerëz në vetëm tre orë të mërkurën që lamë pas. Restoranti gjithashtu dorëzoi 80 vakte në një kishë një ditë më parë.

"Njerëzit thonin se ky ishte vakti i tyre i parë i ngrohtë brenda dy-tre ditëve. Kjo është një ndjesi që nuk mund ta përshkruaj".

Isufaj postoi një video në faqen e restorantit në Facebook këtë javë duke treguar stafin e kuzhinës teksa merreshin me përgatitjen e ushqimit falas.

Video/ Pa drita nën akull, pronari shqiptar i restorantit ofron vakte falas

"Ne nuk jemi të hapur për publikun, ne jemi këtu vetëm për t'u dhënë ushqim këtyre njerëzve të mahnitshëm që me të vërtetë kanë nevojë," thotë ai në video.

Gjesti i tyre mori vëmendjen e mediave të njohura si SHBA, si Fox News.

Video/ Pa drita nën akull, pronari shqiptar i restorantit ofron vakte falas

Video/ Pa drita nën akull, pronari shqiptar i restorantit ofron vakte falas

*Tiranapost.al.