Shqiptarët në botë

Vrau vajzën e tij dhe dhëndrin. Babai shqiptar mbrohet duke thënë se nuk ishte mirë mendërisht

Vrau vajzën e tij dhe dhëndrin. Babai shqiptar mbrohet duke

Osman Shaptafaj është shqiptari nga Kosova i cili u arrestua për vrasjen e vajzës së tij dhe bashkëshortit të saj në mëngjesin e Vitit të Ri. Por sot ai kërkoi pafajësinë nga gjykata Australiane në Melburn.

Vrau vajzën e tij dhe dhëndrin. Babai shqiptar mbrohet duke

Mediata e huaja shkruajnë se vetë babai nuk pranoj vrasjen e vajzës Lindita dhe burrit të saj Veton Musai në mëngjesin e 31 dhjetorit, duke thënë se nuk ishte mendërisht mirë.

Ngjarja ndodhi 31 dhjetorin e kaluar, teksa vajza me burrin e saj po futeshin në shtëpi. 25 vjeçarja ndërroi jetë menjëherë ndërsa 29 vjeçari ndërroi jetë të nesërmen në spital.

Çifti i ri ishte kthyer nga një udhëtim ku festuan përvjetorin e parë të martesës, por babai ka shkuar dhe i ka qëlluar të dy, më pas plagosi veten.

Mediat në Australi shkruajnë se sipas familjarëve, Lindita u martua për të filluar një jetë të re larg babait të saj, por ky i fundit nuk e pranonte largimin e saj nga shtëpia. Të afërm të familjes kanë treguar se vajza ka vuajtur për shkak të sjelljeve të babait të saj.

Seanca e radhës është me 29 maj.

Vrau vajzën e tij dhe dhëndrin. Babai shqiptar mbrohet duke