Zhduket në rrethana misterioze nëna shqiptare e tre fëmijëve
Mediat greke raportojnë për zhdukjen e një nëne të re shqiptare e cila jeton në Heraklion të Greqisë. Ajo quhet Antonia Nikolla, 27 vjeçe. Sipas mediave, ajo ka kontaktuar me burrin e saj për herë të fundit në telefon me datë 13 gusht dhe me datë 14 bashkëshorti ka shkuar në polici duke kërkuar ndihmë për gjetjen e Antonias.
Thuhet se ajo ka lënë një shënim me fjalë dashurie për burrin e saj para se të largohej nga shtëpia dhe që prej asaj kohe nuk ka dhënë shenja jete.
Mësohet se ajo para kohës së zhdukjes është larguar nga shtëpia, duke qëndruar larg tre fëmijëve të saj. Policia greke po kërkon prova që mund të hedhin dritë se çfarë ka ndodhur me nënën e re.
Linku origjinal grek: https://www.freeopinion.news/antonia-nikolla-to-simeioma-ta-logia-agapis-kai-i-teleytaia-epikoinonia/