Shtëpia që dua

3 mënyra të thjeshta që shtëpia juaj të duket sa më luksoze

3 mënyra të thjeshta që shtëpia juaj të duket sa
Një shtëpi ku luksi është i dukshëm është ëndrra e të gjithëve. Shpesh luksi mund të jetë sinonim i parasë, i pasurisë, por kjo nuk është e vërtetë në të gjitha rastet.

Mjafton të mendoni njësoj me dekoruesit e brendshëm që t'i jepni shtëpisë tuaj një ndjenjë luksoze pa pasur nevojë të shpenzoni shumë.

Këtu janë 3 mënyra të thjeshta për ta bërë këtë.

Vendosni qilimat dhe tapetat

3 mënyra të thjeshta që shtëpia juaj të duket sa

Qilimat dhe tapetat mund të jenë të shtrenjtë, por janë një investim që bëhet vetëm një herë. Tapetet i japin menjëherë shtëpisë një ndjesi luksoze, nëse vendosen siç duhet. Ata zakonisht përdoren në dhomat e ndenjës. Vendosini ato nën tavolinat e mëdha ose thjesht mbuloni një pjesë të zbrazët të hapësirës me një qilim të madh dhe voila. Megjithatë, kini parasysh të zgjidhni një ngjyrë që shkon më së miri me të gjithë dekoret e tjera të shtëpisë.

Ambazhurët e duhur kijojnë ndjesinë e luksit

3 mënyra të thjeshta që shtëpia juaj të duket sa

Ka një arsye pse të gjithë hotelet me 5 yje kanë gjithmonë një llambadar gjigant në hyrje të tyre. Përkthehen në luks. Vendosja e kësaj bukurie vezulluese pikërisht në qendër të shtëpisë tuaj do t'ju japë një ndjenjë luksoze. Zgjidhni madhësinë dhe formën sipas hapësirës së shtëpisë suaj dhe kaq mjafton. Mos e teproni duke zgjedhur një gjigant nëse shtëpia juaj është pak e vogël, nëse hapësira në shtëpinë tuaj e gjerë ndërkohë nuk keni pse të kënaqeni me pak.

Përdorni piktura murale abstrakte

3 mënyra të thjeshta që shtëpia juaj të duket sa

Pikturat murale abstrakte janë një mënyrë shumë e mirë dhe jo e kushtueshme për t'i dhënë shtëpisë pamjen e dëshiruar. Zgjidhni ngjyrat e duhura dhe mbushni muret tuaja me to. Kjo jo vetëm që do të ndryshojë atmosferën e htëpisë suaj, por gjithashtu do t'i japë një pamje më madhështore. Në fund të fundit, ka një arsye pse arti pëlqehet dhe vlerësohet kaq shumë.

Nëse edhe pasi të të gjitha këto elemente në shtëpi ndjeni se diçka mungon, bimët e brendshme do t'ju ndihmojnë të mbushni boshllëkun. Nga dhomat e gjumit te ato të ndenjes, mbusheni shtëpinë me këto makineri oksigjeni. Ajri, sigurisht, do të ndihet më i lehtë dhe shtëpia juaj do të duket e gjallë dhe e bukur se kurrë.