Shtëpia që dua

4 ide për dekorimin e shtëpisë nëse keni hapësirë të vogël

4 ide për dekorimin e shtëpisë nëse keni hapësirë
Apartamentet e vogla kanë avantazhet e tyre si qira më të ulët, dhe pavarësisht se sa e vogël është hapësira juaj, ajo mund të duket me stil nëse e dekoroni si duhet.

Më poshtë ju ndihmojmë me 5 ide për dekorimin e hapësirave të vogla.

1. Merrni mobilie të palosshme

4 ide për dekorimin e shtëpisë nëse keni hapësirë

Për shkak të hapësirës së kufizuar mund të zgjidhni mobilje të palosshme të cilat zënë më pak hapësirë duke lejuar që shtëpia të duket më e gjerë. Ato janë në dizajne dhe stile të ndryshme që mund t'i përshtaten karakterit dhe pjesës tjetër të shtëpisë tuaj. Këto mobilje zhvendosen më lehtë nga një vend në tjetrin.

2. Përqendrohuni te ndriçimi

4 ide për dekorimin e shtëpisë nëse keni hapësirë

Në hapësira të vogla, burime të shumta drite janë më të preferueshme sesa një burim i vetëm. Burimet e shumta shpërndahen që e gjithë hapësira të ndriçohet, duke mos lënë qoshe të errëta.

3. Përdorni pasqyra

4 ide për dekorimin e shtëpisë nëse keni hapësirë

Pasqyrat mund të krijojnë iluzionin që dhoma duket më e madhe dhe më e hapur. Instalimi i një pasqyre të gjatë e tërheqë syrin lart, duke e bërë dhomën të duket më e gjerë. Veçanërisht vendosja e një pasqyre pranë një dritareje është efektive.

4. Zgjidhni një qilim të madh

4 ide për dekorimin e shtëpisë nëse keni hapësirë

Një qilim i madh, dhe jo disa të vegjël, do ta bëjnë dhomën të duket më e madhe. Qilimat me ngjyra të çelura, të thjeshta në dizajn e bëjnë dhomën të duket më e madhe dhe më e ndritshme.