Shtëpia që dua

A do jetoje në një apartament 9 m²? Të rinjtë japonezë po

A do jetoje në një apartament 9 m²? Të rinjtë

A do të jetonit në një apartament 9 m²? Në Tokio, disa të rinj po zgjedhin këto hapësira jashtëzakonisht të vogla, më të vogla edhe se një studio pune, për të jetuar.

A do jetoje në një apartament 9 m²? Të rinjtë

Tokio, zona metropolitane më e populluar në botë, ka qenë prej kohësh e njohur për akomodimet e vogla, por këto apartamente të reja, e kanë çuar në një ekstrem.

Çdo shtëpi ka një hapësirë të vogël poshtë dhe një ndarje sipër, si tip papafingo për të fjetur. Me një menaxhim të mirë të hapësirës, mund të kesh fat të vendosësh brenda edhe një lavatriçe, një frigorifer dhe një divan.

A do jetoje në një apartament 9 m²? Të rinjtë

Këto hapësira janë të përshtatshme për të rinjtë japonezë të cilët nuk e kanë zakon të ftojnë shokë në shtëpi. Kushtojnë më pak dhe janë në zonat qëndrore të Tokios si Harajuku, Nakameguro dhe Shibuya, të cilat në përgjithësi janë mjaft të shtrenjta për të jetuar.

A do jetoje në një apartament 9 m²? Të rinjtë

“Unë nuk do të jetoja askund tjetër”, tha Yugo Kinoshita, 19 vjeç, një student kolegji që hoqi dorë nga koleksioni i tij i atleteve Nike Dunk për të jetuar në një apartamentet të tillë që as disa palë këpucë nuk nxë.