Adele e bleu shtëpinë e Stallone-s vetëm me një kusht
Monday 26 June 2023, 08:20
TiranaPost

Adele e bleu shtëpinë e aktorit Sylvester Stallone për 58 milionë dollarë. Çmimi fillestar I vendosur nga aktori ishte 110 milionë dollarë, por gjatë rrugës u bënë shumë ulje.


Megjithatë kushti i Adele për ta blerë s'kishte të bënte me çmimin, por me statujën e Rocky-t, personazhit legjendar të një prej filmave të Stallone.
Rezulton se Rocky ka një fanse të madhe dhe ajo është Adele.


Shtëpia ndodhet brenda Beverly Park, një zonë në malet e Beverly Hills e njohur për tërheqjen e personazheve të famshëm që kërkojnë privatësi. Statuja ndodhet pranë pishinës.

Disa nga banorët e zonës janë Denzel Washington, Justin dhe Hailey Bieber, dhe Mark Wahlberg.