Brenda shtëpisë luksoze të Alicia Keys, buzë një shkëmbi e me pamje nga oqeani

Për më shumë se një dekadë, Razor House, në Kaliforni është përshkruar si një kryevepër arkitekturore'dhe si shtëpia më e lezetshme e Amerikës.
Që prej 2019-ës është në pronësi të këngëtares Alicia Keys, dhe bashkëshortit të saj, producentit Kasseem Dean. Ata jetojnë në këtë vilë me dy djemtë e tyre dhe e quajnë “Toka e ëndrrave”.
Keys thotë se rezidenca e gjerë, gati 11 mijë metra katrorë me pamje nga Oqeani Paqësor është vendi ideal për të krijuar ëndrra dhe për t`i realizuar ato.
Ata tregojnë sot sesi donin ta blinin disa vjet më parë, por u iku nga duart dhe kur vila u vu prapë në shitje e agjenti i pasurive të paluajtshme i kontaktoi, nuk hezituan ta blinin.
“Çdo mur në këtë shtëpi, çdo pjesë e saj është skulpturë,” thotë Dean që e lidh më shumë me skulpturën sesa me arkitekturën krijimin e saj.
Pasi e blenë shtëpinë, ia lanë në dorë arredimin e brendshëm arkitektes Kelly Behun.
“Ka shumë arredues që dinë të vendosin gjëra të shtrenjta në shtëpinë tuaj, por nuk dinë të vënë shpirt në to. Mungon shpirti. Kelly ka shpirt”, thotë ai.
Behun futi ngrohtësinë në këtë shtëpi duke integruar elementë druri, qilima leshi maroken dhe ndenjëse të veshur me pëlhura të buta.
Pastaj çifti mori me vete në shtëpinë e re edhe koleksionet e artit që secili më vete kishte grumbulluar 20 vitet e fundit.
Alicia dhe Dean njihen në botën e miqësive të shoëbizit si çifti i festave. Ata nuk kanë as problemin se do të shqetësojnë fqinjët, duke qenë se janë të vetmit mbi një shkëmb, kështu që festat që organizojnë janë të shpeshta.
Dyert e “Dreamland”, pra “Tokës së Ëndrrave” janë gjithmonë hapur.
Tiranapost.al