Brenda shtëpisë së qetë të Gwyneth Paltrow në Montecito

Shtëpia në Montecito që aktorja Gwyneth Paltrow ndan me bashkëshortin e saj, shkrimtarin dhe producentin Brad Falchuk ka mori elementësh të krijuar posaçërisht për të qetësuar mendjen, trupin dhe shpirtin.
Hyrja ka një oxhak të shekullit të 18-të dhe dysheme me gurë nga Chateau Domingue.
“Kemi kaluar shumë kohë për të vlerësuar modelet e familjes, çfarë na bën më të rehatshëm. Fokusi ishte te përvoja, emocioni”, thotë Paltrow.
Paltrow fillimisht ra nën magjinë e Montecito-s , përpara se të largohej për të ndjekur një karrierë në aktrim.
“Gjithmonë jam tërhequr drejt Santa Barbarës. Edhe kur jetoja në Londër, ne i çonim fëmijët atje për pushime. Ishte perla jonë e ëmbël e arratisjes në SHBA,” thotë ajo.
Paltrow e përshkruan dizajnin e shtëpisë si "një apartament parizian i vendosur brenda një hambari të vjetër evropian, diçka me tavane të larta, të përmbytura nga drita, një vend që ndihet i rrëmujshëm, por në të njëjtën kohë i menaxhueshëm".
Tiranapost.al