Detaje të thjeshta që do ta bëjnë shtëpinë tuaj të duket më elegante

Nëse jeni të mahnitur nga shtëpitë që duken elegante, nuk ju duhet të bëni shumë për ta arritur në shtëpinë tuaj. Zgjedhja e ngjyrave të duhura së bashku me dëshirën për të mos e tepruar me mobiljet dhe dekorin do t'ju ndihmojë të arrini pamjen e përsosur.
Këtu janë 4 mënyra të thjeshta që do t'ju ndihmojnë ta bëni shtëpinë tuaj të duket klas pa pasur nevojë të bëni shumë përpjekje.
E bardha me një nuancë të artë funksionon më së miri
Nëse keni mure të bardhë përpiquni të merrni mobilje që kanë nuanca ari. E bardha e shoqëruar me ngjyrën e artë krijon një pamje klasike pasi duket mbretërore dhe elegante. Mund ta kombinoni edhe me mobilje blu, gjithashtu do t'ju ndihmojë të arrini pamjen e dëshiruar.
Pikturat në mur përmirësojnë pamjen
Një mënyrë tjetër për ta bërë shtëpinë tuaj të duket elegante janë pikturat murale. Dhomat e ndenjes dhe sallat janë vendi më i mirë për të ekspozuar pikturat e bukura murale. Piktura më të mëdha kombinuar me disa më të vogla do të duken më së miri.
Perdet do të pasqyrojnë shijen tuaj
Zgjedhja e perdeve elegante dhe përshtatja e tyre me pjesën tjetër të dekorit të shtëpisë tuaj janë prekja që i duhet shtëpisë. Zgjedhja e tyre në stil minimal ose përdorimi i modeleve delikate është gjithmonë alternativa më e mirë. Megjithatë, mos shkoni drejt modeleve të çuditshme përndryshe do të përfundoni duke i dhënë shtëpisë tuaj një pamje larg klasikes. Gjithmonë zgjidhni ngjyra dhe modele delikate.
Llambadarët shtojnë hijeshinë
Blerja e një llambadari mbretëror dhe përshtatja me pjesën minimale të dekorit do t'ju ndihmojë të arrini klasin që dëshironi. Ju mund të zgjidhni formën dhe madhësinë e llambadarit sipas madhësisë së dhomës. Shkëlqimi dhe dritat do ta bëjnë shtëpinë tuaj të duket elegante dhe e bukur
Tiranapost.al