Shtëpia që dua

Disa truke për të aromatizuar me produkte natyrale ambjentet e shtëpisë suaj

Disa truke për të aromatizuar me produkte natyrale ambjentet e
Përveçse të blejmë qirinj aromatizues apo shishe me aroma të përgatitura në laboratore, mund të kemi një shtëpi me aromë të freskët dhe të këndshme duke përdorur produkte natyralë si lule, lëkurë frutash apo copa sapun.

E rëndësishme është të zgjidhni aromën e duhur pasi disa esenca kanë efekt qetësues dhe relaksues, si livanda, të tjera janë energjike si agrumet. Esencat e vaniljes ose bergamotit, nga ana tjetër, janë perfekte për t'u ndjerë në paqe shpirtërisht. Dihet, përveç aromatizimit të dhomave të shtëpisë, mund të ndikojnë edhe në humor.

Lëkurat e frutave
Ndër aromatizuesit natyralë njihen lëkurat e agrumeve. Një metodë shumë ekonomike dhe ideale në stinën e dimrit kur në tavolina ka me bollëk portokall, mandarina dhe limona me lëkura të pasura me vajra esencialë, të cilët në kontakt me nxehtësinë lëshohen në ajër.

Si të bëhet?

Ngrohni lëkurën e agrumeve.
Lërini lëvoret të thahen, vendosini në një qese prej pambuku ose pëlhure dhe vendosini në sirtarë.
Vajra esenciale
Vajrat esencialë janë "nektarë" të çmuar, të përftuar nga disa bimë aromatike, shpesh me virtyte të njohura shëruese. Bëhen një deodorant natyral i shkëlqyer dhe përveçse aromatizojnë shtëpië, nxisin edhe disa reagime emocionale. Era transformohet nga qelizat tona të nuhatjes në një stimul kimik dhe impuls elektrik dhe arrin në tru duke risjellë kujtimet dhe emocionet. Zgjedhja e vajit të duhur varion në varësi të përdorimit të tij, në cilën dhomë përdoret, në cilën orë të ditës, cilat erëra doni të eliminohen, nga shijet subjektive të secilit dhe mbi të gjitha nga vetitë që ka çdo individ.

Gjithçka që ju nevojitet do të jetë: një djegës esence dhe qirinj të ndezur. Për për të parfumosur dhomat e shtëpisë duhet të shtoni ujë në një difuzor dhe 5 deri në 10 pika vaj esencial, sasia varet edhe nga madhësia e dhomës. Falë ngrohtësisë së qiririt, aroma do të përhapet në të gjithë shtëpinë.

Çdo bimë ka vetitë e veta

Limon, bergamot, grejpfrut dhe barbarozë: janë perfekte për parfumimin e dhomës së ndenjes.

Eukalipt, pisha, trumzë dhe rozmarina: të dobishme për zhbllokimin e rrugëve të hundës dhe për të luftuar simptomat e gripit.

Mandarina, limoni ose nenexhiku: Kur keni nevojë për përqendrim për të studiuar ose punuar nëpër shtëpi, ato ju ndihmojnë të qëndroni zgjuar dhe produktivë.

Livando dhe kamomil: vajrat esencialë të përsosur nëse dëshironi të relaksoheni pas një dite pune, ose të flini më mirë.

Eukalipt ose nenexhik: për të hequr bakteret dhe aromat e këqija nga kuzhina dhe banja. Në këtë rast ato mund të përdoren si në djegëset esencë ashtu edhe si përbërës në një detergjent të bërë vetë e që mund të përdoret për çezmat, pajisje sanitare dhe pllaka. Përgatiteni me gjysmë litër ujë dhe po aq uthull të bardhë, 15 pika vaj esencial rozmarine dhe 15 pika vaj esencial livando.

Vaj esencial limoni: për të hequr aromat nga furra e frigoriferi.

Vajra esenciale të livandës, sherebelës dhe rozmarinës: për të eliminuar erën e keqe nga dollapët e këpucëve. Mjafton të hidhni disa pika vaj esencial në një top pambuku, dhe ta vendosni në raftet, midis këpucëve.

Lule
Trëndafila, livando, sherebelë. Nuk keni nevojë të blini asgjë, mund t’i keni në kopsht.

Pasi të lulëzojë, livanda lëshon menjëherë një aromë karakteristike intensive: thjesht mblidheni në tufa dhe varni me kokë poshtë për disa ditë në një vend me ajrosje që të thahet. Më pas mbushni disa qese të vogla dhe mbyllini me një fjongo. Livanda është një esencë që ndihmon për të gjetur qetësinë dhe relaksimin, prandaj e përkryer për aromatizimin e dhomave të gjumit dhe dhomave të ndenjes.

Edhe gjethet e sherebelës i japin një aromë shumë të këndshme shtëpisë dhe eliminojnë erën e keqe. Si të përgatitet? Gjethet duhet të lahen dhe të thahen mirë dhe më pas të vendosen në një leckë ose në një letër pjekjeje. Lërini gjethet të pushojnë për tre ose katër ditë, në një raft ku nuk ka dritë. Pastaj duhet të vazhdoni njësoj si me livandon.

Copa sapuni
Një tjetër metodë për të freskuar në rrugë natyrale ajrin e shtëpisë, pa shpenzuar dhe duke ricikluar atë që kemi në shtëpi, konsiston në mos hedhjen e mbetjeve të sapunit, të cilat në shumicën e rasteve përfundojnë në koshin e plehrave.

Pritini në copa dhe vendosini në disa qese të vogla ose kavanozë, i lini në dollapin e banjës ose në ndonjë dhomë tjetër, ose në dollapë dhe sirtarë.