Këshilla për shtëpinë: Mënyra të thjeshta për t'i dhënë pamje luksoze pa shpenzuar shumë
Një shtëpi që krenohet me luksin është ëndrra e të gjithëve. Ndërsa luksi është, shpesh, sinonim i parasë, kjo nuk është e vërtetë në të gjitha rastet.
Këtu janë 3 mënyra të thjeshta për ta bërë shtëpinë tuaj të duket luksoze pa shpenzuar shumë:
Vendosni qilimat
Qilimat, në çast, i japin shtëpisë një ndjesi luksoze, nëse vendosen siç duhet. Vendosini ato nën tavolinat e mëdha ose thjesht mbuloni një pjesë të zbrazët të hapësirës me një qilim të madh dhe jeni gati. Megjithatë, mos harroni të zgjidhni një ngjyrë që shkon më së miri me të gjithë dekoret e tjera të shtëpisë tuaj.
Llambadar
Ka një arsye pse këta hotele të shtrenjtë me 5 yje e kanë gjithmonë një llambadar gjigant në sallën e tyre. Sepse i jep një pamje luksoze. Vendosni madhësinë dhe formën sipas hapësirës në shtëpinë tuaj dhe lëreni të përhapë magjinë.
Vendosni piktura murale abstrakte
Pikturat murale abstrakte janë një mënyrë perfekte dhe jo shumë e shtrenjtë për t'i dhënë shtëpisë tuaj një ndjenjë luksoze. Zgjidhni ngjyrat e duhura dhe mbushni muret tuaja me to. Kjo jo vetëm që do ta bëjë hapësirën tuaj të spikatur, por gjithashtu do t'i japë shtëpisë tuaj një pamje madhështore dhe mbretërore. Në fund të fundit, ka diçka te arti që e bën atë kaq të kërkuar.
Tiranapost.al