Shtëpia që dua

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?

Shtëpia arredohet sipas shijeve, po edhe sipas profesionit. Mund të duhet e habitshme, por po ta mendosh pak më gjatë e kupton se nuk është e tillë. Se edhe pse puna duhet lënë në shtëpi, profesioni është një pjesë e asaj që të përbën në materie, si njeri.

“Nuk mund të projektohet me të njëjtin stil për një avokat, mjek, muzikant”, thotë Persida, një nga arkitektet më të talentuara të Tiranës. Themi talent, se arkitektuara është një nga profesionet që më shumë sesa nga shkenca prej saktësisë matematikore, qëndron tek arti.

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?
Persida Shkrepa

Persida Shkrepa nuk i merr të gjitha meritat për vete, gjithsesi. Ajo ka krijuar një ekip në “APPA Architects” me të cilin krijon punë të bukura. Ata krijojnë një “identikit” (nëse mund të guxojmë e ta quajmë kështu) dhe mbi atë punojnë. Një avokat kërkon një stil tjetër arredimi në shtëpi e një mjek një tjetër. Po një mësues? Një gazetar? Një infermier? Persida u është përgjigjur disa pyetjeve. Atyre që ndoshta ke në mendje teksa lexon këto rreshta.

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?

1-Persida, si është kjo puna e arredimit sipas profesionit dhe sa rëndësi i jep studioja juaj?

Projektet janë të shumtë dhe padyshim të ndryshëm në stil nga njëri-tjetri. Hapi i parë i konsultës me klientin, orëve të zgjatura brain-storming dhe pasi je dakordësuar për projektin, në shumicën e rasteve është një seancë konsultimi psikologjik. Tregohemi shumë të kujdesshëm, dëgjojmë shumë, thellohemi në bisedë dhe përdorim teknika të profesionit për të parashtruar pyetjet e duhura nga ana jonë, të arrijmë më lehtësisht të kuptojmë shijet, stilin e jetesës së klientit etj. Emërues i përbashkët është profesioni. Sepse çdonjëri nga ne zgjedh profesionin që i përshtatet, dhe tregon shumë për stilin e jetesës, prandaj dhe për ne vlen shumë si informacion dhe prezantim.

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?

2- Është ky një parim në përgjithësi i arkitekturës apo një gjetje e “APPA Architects”?

Ky është një parim apo hap bazë që ndjekin, ose duhet të ndjekë çdo arkitekt kur projekton, kryesisht Interior. Por në “APPA Architects” e kemi element të cilin nuk e anashkalojmë asnjëherë. Hapa të sigurtë, për klientë të kënaqur!

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?

3- A habiten klientët kur i pyesni për profesionin?

Disa habiten fillimisht. Ka raste që mendojnë se në bazë të profesionit do marim për bazë dhe kuotimin (qesh), disa të tjerë jo. Por mundohemi t`u argumentojmë qetësisht domosdoshmërinë, nevojën për t`u njohur me stilin e jetës, shijet, dëshirat dhe të na tregojnë më shumë për veten.

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?

4- Po kur bashkëshortët janë të profesioneve të ndryshme (siç zakonisht ndodh), si e zgjidhni? Apo e zgjidhin vetë ata me njëri-tjetrin (qesh).

Zakonisht në çift, njëri nga bashkëshortët është më i dhënë pas detajeve, stilit, emocionohet me ngjyrat, ëndrrat në sirtar. Gjithmonë njëri duhet të lëshojë më shumë, të pranojë kompromisin në funksionon të dëshirave të partnerit, por ne jemi shumë demokratikë në projektim, arrijmë gjithmonë që rezultati në fund t`i kënaqë të dy, edhe pse ka ca “cepa” që ne nuk tolerojmë. Një ambient i përbashkët, mbi të gjitha duhet të jetë i jetueshëm, i lumtur, praktik.

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?

5- Cilat janë detajet për shembull për një mësues? Po diçka që s`duhet ta ketë kurrë shtëpia e tyre?

Profesion i bukur…

Për një mësues, profesor, studiues, ashtu si edhe për çdo profesion tjetër, sugjerojmë fort që biblioteka të mos mungojë kurrë. Për profesione të tilla jemi të kujdesshëm të projektojmë kryesisht stile minimaliste, por të kenë komoditetin e nevojshëm që të arrijmë t`i japim qetësi gjatë orëve që ndodhet në banesë, referuar profesionit dinamik që kanë. Paraditet të zhurmshme dhe pasdite të paqta, të transportuara në botën e studimeve dhe leximeve.

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?

6- Po një mjek? Një infermier?

Të gjithë profesionet kanë specifika që na drejtojnë më mirë. Mjekët ashtu si edhe mësuesit, ushtrojnë profesione të cilat i vendosin përballë kontaktit direkt me njerëzit, ngarkesa të ndryshme dhe intensitet të lartë komunikimi, ndaj kur projektojmë për ta kryesisht zgjedhim ambientet që falin qetësi, reflektim dhe përpiqemi të kenë elementë që rrisin përqendrimin.

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?

7- Çfarë ngjyrash do të zgjidhnit për një gazetar? Po diçka që s`duhet të mungojë kurrë në shtëpinë e tyre?

Gazetarët janë më dinamikë. E duan më shumë shpirtin aventurier. Janë në kontakt me tendencat e reja dhe nuk i frikësohen elementëve të rinj. Ndryshe nga profesionet më sipër, për një gazetar duhet që me projektin ne ta frymëzojmë, duke perdorur ngjyra, stil kontemporan, por edhe neoklasik.

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?

8- Po një avokat?

Për një avokat, preferohen më shumë London Style, Brooklyn Style. Klasike, por elemente druri, elementin e lëkurës, kamel i ëmbël, ndriçim kontemporan etj. Sa më i suksesshëm avokati, aq më të rafinuara detajet. Gjithçka në proporcion me stilin e jetës dhe arritjet profesionale.

9- Me cilin prej profesionistëve (po u referohemi kështu klientëve) është disi më e vështirë? Pra kush është klienti më me teka?

Vështirësi haset tek klientët të cilët kanë një kulturë shumë të zgjeruar. Eksperienca pune dhe jetë në vende të ndryshme të botës, i ekspozojnë të shohin shumë dhe e kanë të vështirë të zgjedhin çfarë iu përshtatet. I lidhin vendet me emocionet, frymëzimin, kujtimet që iu japin stile të ndryshme dhe përpiqen t`i riprodhojnë ose përshtasin. Më të vështirë janë artistët, fotografët, muzikantët etj, sepse bota e tyre e brendshme është shumëngjyrëshe.

Pse shtëpia duhet të arredohet sipas profesionit?

10- Po shtëpia e një arkitekti, shtëpia jote ideale cila është?

Shtëpia e një arkitekti është si shtëpia e artistëve (qesh). Çdo arkitekt ka stilin e tij të jetesës dhe të punës. Shtëpia ime ideale është ajo e cila që në hyrje, perceptohet nga njerëzit që është shtëpi arkitekti. Ka një perfeksion të padukshëm, por të perceptueshëm. Është çdo detaj i menduar dhe asgjë jashtë konteksti. Ndërsa për vete do të preferoja një stil kundër rrymës, antikonvencionale, stil kontemporan. Ato idetë e çmendura që shpesh nuk i realizojmë dot me klientët, “flenë” në shtëpitë e arkitektëve si koleksionet e pazbuluara të piktorëve.